Aktualitet

Kozeta u v*a nga i dashuri i ri në moshë, ja kush është 52-vjeçarja që nxirrte para nga kazanët e mbeturinave

Shkruar nga Liberale

 

Kozeta u v*a nga i dashuri i ri në moshë, ja kush është

Mëngjesin e ditës së sotme  u quajt si një vdekje aksidentale e shkaktuar nga asfiksimi i një zjarri në banesë, por më vonë doli vrasje e mirëfilltë dhe e tentuar që të dukej si një zjarr aksidental në banesë.

Për të vetmuarën 52-vjeçare Kozeta Teco, ka dyshime te forta se mund të jetë vrarë nga 37-vjeçari Ilirjan Selmani, i cili më pas mendohet se ka inskenuar edhe djegien e banesës me qëllim humbjen e gjurmëve. Dyshimet e para i ngriti ekspertiza mjekoligjore, që konstatoi dy plagë të thella në trupin e të ndjerës, në qafë dhe shpatull, ç’ka detyroi policinë të rikthehej në vendngjarje dhe të fillonte kërkimet për gjetjen e provave.

Policia e Pogradecit gjeti rroba të përdorura nga autori i dyshuar, të hedhura në kazanin e mbetjeve. Në të njëjtin vend u gjet edhe thika me të cilën dyshohet se është goditur 52-vjeçarja. Nuk ka vonuar identifikimi dhe ndalimi i Selmanit, i cili është kthyer në vendngjarje nga policia për t’u shoqëruar më pas drejt komisariatit.

Edhe pse ai ka mohuar paraprakisht të ishte autori i vrasjes, por flitet që 37-vjeçari kishte lidhje intime me viktimën dhe dyshohet se të ardhurat që viktima nxirrte nga mbledhjet në kazanët e mbeturinave, përdoreshin edhe nga i riu që rezulton i papunë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH