Aktualitet

Godina e fundit për t’u shembur në Theth, prishja do bëhet me tritol/ Pronari shikon skenën i përlotur: E bëjnë vetëm se nuk duam Ramën...!

Shkruar nga Liberale

Godina e fundit për t’u shembur në Theth, prishja do bëhet

Forcat e IKMT dhe forcat xheniere të Forcave të Armatosura kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Theth pranë godinës 3-katëshe që pritet të shembet me tritol.

Mbrëmjen e kaluar u prish vetëm një shtëpizë druri, ndërsa sot, për shkak të përmasave të objektit, do të përdoret lëndë plasëse. Forcat xhenio po kryejnë verifikime dhe po marrin masat e nevojshme për vendosjen e tritolit, me qëllim që shembja të bëhet në mënyrë të kontrolluar dhe pa rrezikuar godinat pranë.

Ndërkaq në një prononcim për Euronews Albania, pronari i objektit u shpreh i indinjuar për metodën e përdorur, duke u shprehur se vendimi për shkatërrimin e godinës është marrë me urdhër politik.

Sipas tij përdorimi i tritolit është një mesazh që “familjen tuaj ne duam ta fundosim”.

“Në Theth, që kur ka lindur Krishti, terror të tillë nuk ka parë. Nuk na ka njoftuar njeri për përdorimin e tritolit. Kjo shembet me një fadromë, por tritolin e përdorin për të treguar se këtë shtëpi duan ta fundosin. Vetëm se nuk duam Edi Ramën. Asnjë send tjetër nuk është këtu, i ka shokët e vet që i çojnë mesazhe ore e minutë, por ne nuk kemi problem as me të e as me oligarkët e tij. Kemi jetuar me djersën e ballit, nuk na ka zënë njeri në drogë, në vjedhje apo në poshtërsi. Duam të jetojmë me forcat tona në tokën tonë”, u shpreh pronari.

Në afërsi ndodhet edhe një shtëpi tjetër e familjes Çerkaj, e cila disponon leje ndërtimi dhe nuk do të preket nga operacioni.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH