Pas largimit nga FC Basel, Taulant Xhaka ka surprizuar me zgjedhjen e tij të radhës në karrierë. Mesfushori 34-vjeçar është prezantuar zyrtarisht te klubi shqiptar Dardania Bazel, që garon në ligën e katërt të Zvicrës.
Xhaka do të mbajë një rol të dyfishtë në skuadër, si trajner-lojtar, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Argjent Trukaj. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shprehet krenaria për bashkëpunimin me një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar.
"Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë", shkruan ndër të tjera klubi, duke e cilësuar Xhakën si një profesionist shembullor dhe frymëzim për brezat e rinj.