Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan luksoz me diamantë, me vlerë që shkon nga 3 deri në 5 milionë dollarë. Bizhuteria është dhuratë për dasmën e tyre që pritet të mbahet në Venecia, Itali.
Sipas burimeve për Page Six, gjerdani është shumë i veçantë: ka një gur të madh diamanti në mes, rrethohet nga gurë të tjerë më të vegjël dhe shoqërohet me vathë të njëjtë. Mendohet se Lauren do ta mbajë këtë set bizhuterish gjatë ceremonisë.
Kjo nuk është dhurata e parë e çmuar nga Bezos. Ai i propozoi Lauren-it në vitin 2023 me një unazë fejese prej 20 karatësh, që vlerësohet të ketë kushtuar rreth 2.5 milionë dollarë.
“Gjerdani është aq i madh dhe vezullues sa të bie në sy menjëherë – thuajse sa superjahti i Jeff-it”, u shpreh një burim i afërt me çiftin. “Lauren është shumë e lumtur me dhuratën, që e bën koleksionin e saj të bizhuterive edhe më të pasur.”