Sport

Tragjedi në futbollin spanjoll: Ndahet nga jeta 23-vjeçari Zeben Ramos

Shkruar nga Liberale.al

Tragjedi në futbollin spanjoll: Ndahet nga jeta 23-vjeçari Zeben

Futbolli spanjoll është tronditur nga një ngjarje e rëndë, pasi Zeben Ramos, mbrojtësi i ri i skuadrës Las Palmas C, ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Ngjarja ndodhi më 9 qershor, në zonën e Arucas, në Gran Canaria, ku Ramos u përfshi në një përplasje automobilistike dhe qëndroi në koma për 15 ditë. Pavarësisht përpjekjeve të palodhura të stafit mjekësor, ai nuk arriti të mbijetonte nga plagët e rënda që kishte marrë.

Klubi UD Las Palmas, që këtë sezon u largua nga La Liga, reagoi me një deklaratë të ndjerë dhe një video nderimi për lojtarin:

“Familja e ‘Verdheve’ është në zi. Zeben do të mbetet përjetë në zemrat tona.”

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH