Binjakët: Inteligjentë dhe me humor, të bëjnë të ikësh e pastaj të lidhen fort me ty. Luajnë me mendjen dhe pasiguritë e tua, janë emocionues dhe të paparashikueshëm, pothuajse si frut i ndaluar.
Peshorja: Romantike dhe me sharm, të bën të ndihesh e veçantë dhe mund të flasë me ty orë të tëra. Dashuria me Peshoren është e thellë, por edhe e komplikuar dhe shpesh e pakthyeshme.
Ujori: E pavarur dhe rebele, thotë shumë “jo” dhe të sfidon të jesh vetvetja. Do të të lërë hapësirë, por kjo të bën xheloz dhe tërbohesh për ta pasur pranë.