Kjo fotografi historike përshkruan At Zef Pllumin duke udhëhequr një grup besimtarësh në një pelegrinazh në Kishën e Shna Ndout në Laç, në fillim të viteve 1990.
I kapur në një moment vendimtar gjatë tranzicionit të Shqipërisë nga diktatura komuniste në lirinë e rivendosur fetare, imazhi dokumenton jo vetëm ringjalljen e praktikës fetare publike, por edhe rolin qendror të figurave si At Zef Pllumi në atë proces.
At Zef Pllumi, një françeskan, intelektual dhe i mbijetuar i persekutimit të regjimit, përfaqëson simbolikisht rezistencën morale dhe shpirtërore të klerit shqiptar. Udhëheqja e tij në këtë pelegrinazh ishte më shumë sesa një akt fetar, ishte një gjest i fuqishëm në rikthimin e identitetit kolektiv dhe rilidhjen me një kujtesë historike të ndërprerë.
Përgatiti : Hemelita Boriҫi