Disa vende, të etura për investime dhe të ardhura nga taksat, shpresojnë të bëhen magnet për më të pasurit
Qeveritë evropiane po përballen me kufizime buxhetore. Rritja e dobët, tronditjet tregtare dhe plakja e popullsisë vazhdojnë të godasin arkën e shtetit — ndërsa vendet europiane po përpiqen gjithashtu të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.
Në këtë sfond, kombet evropiane po konkurrojnë për të tërhequr dhe mbajtur të pasurit, të etur për investime dhe të ardhura tatimore që ata mund të sjellin. Italia është një destinacion popullor për emigrantët jo vetëm për kulturën dhe klimën e saj, por edhe për shkak të lehtësirave tatimore.
Në pamje të parë, vendi fqinj ka taksa relativisht të larta mbi të ardhurat personale dhe të korporatave, megjithëse ka stimuj tatimorë në dispozicion për të huajt.
Një nga më të njohurit është regjimi i taksës së sheshtë, i cili u lejon individëve të pasur të paguajnë një shumë fikse për të gjitha të ardhurat nga jashtë. Kjo pavarësisht nga shuma e fituar.
Tarifa fikse vjetore është rritur së fundmi në 200,000 euro, nga 100,000 euro që ishte më parë.
Avantazhi është i disponueshëm deri në 15 vjet dhe është gjithashtu i hapur vetëm për ata që nuk kanë qenë rezidentë tatimorë në Itali për të paktën 9 nga 10 vitet e fundit.
Duke pasur parasysh koston e taksës së sheshtë, ajo është interesante vetëm për individët me pasuri neto shumë të lartë.
Zvicra ka gjithashtu një lloj skeme me shumë të plotë (forfait fiscal), megjithëse shteti zviceran deklaroi vitin e kaluar se më pak se 0.1% e taksapaguesve të saj u ngarkuan duke përdorur këtë metodë.
Mënyra se si funksionon është se, në vend që të mbledhin tarifa bazuar në të ardhura ose pasuri, disa rajone zvicerane llogarisin një normë bazuar në shpenzimet e një individi.
Ndërsa skema e shumës totale mund të jetë interesante për super të pasurit, shteti zviceran ka vendosur një bazë minimale tatimore.
Të huajt kanë të drejtë për pagesë fiskale të përkohshme nëse nuk kanë shtetësi zvicerane dhe nëse vendosin të jetojnë në Zvicër për herë të parë - ose pas një mungese prej 10 ose më shumë vitesh. Përfituesve u ndalohet gjithashtu të punësohen ose të drejtojnë një biznes në Zvicër.
Kjo do të thotë që skema synon të joshë një numër të vogël emigrantësh të pasur që kanë të ardhura pasive.
Lehtësimet tatimore janë bërë një temë polemike në Portugali për shkak të kostos në rritje të jetesës, e cila është nxitur pjesërisht nga mbërritja e të huajve të pasur.
Megjithatë, pas reduktimit të përfitimeve në vitin 2023, qeveria portugeze ka rikthyer sërish lehtësimet tatimore për emigrantët (Rezidentë Jo-të Zakonshëm 2.0).
Në veçanti, kjo tërhoqi një numër të madh pensionistësh, të cilët u zhvendosën në Portugali që të mos paguanin taksë mbi të ardhurat për të ardhurat e tyre nga pensionet e huaja.
Por për ata që gjenerojnë të ardhura në Portugali, aktivitete të caktuara tatoheshin me një normë të favorshme prej 20%.
Sipas rregullave të NHR 2.0, profesionistët e kualifikuar mund të sigurojnë një normë tatimore prej 20% mbi të ardhurat personale për 10 vjet, së bashku me ulje taksash për burime të caktuara të të ardhurave të huaja.
Pensionet e huaja përjashtohen nga ky rregull, që do të thotë se ato janë plotësisht të tatueshme sipas normave standarde.
Një mënyrë tjetër që individët e pasur mund të gëzojnë norma të ulëta efektive tatimore është përmes përdorimit të kompanive fiktive, sipas Observatorit Tatimor të BE-së.
Janë firma "në një zonë gri midis shmangies dhe evazionit" në kuptimin që janë të dizajnuara për të shmangur tatimin mbi të ardhurat.
Individët që mbrojnë asetet në këtë mënyrë e vendosin pasurinë e tyre në emër të një kompanie që kontrollojnë, në vend që ta klasifikojnë atë si të ardhura personale. Një tipar kyç i një kompanie fiktive është se ajo nuk ka operacione aktive biznesi.
Vende interesante për biznese pa dellaruar burimin e të ardhurave janë Irlanda (12.5%), Hungaria (9%), Bullgaria (10%) dhe Qiproja (12.5%).
Ndërkohë që OECD ka punuar me shtetet anëtare për të futur një normë minimale globale të taksës korporative prej 15%, kjo vlen vetëm për firmat që fitojnë më shumë se 750 milionë euro.
Më shumë se 140 vende e kanë nënshkruar marrëveshjen, por zbatimi i saj është ende në proces.
Një parajsë fiskale për një person të caktuar nuk është parajsë për të gjithë. Planifikimi tatimor nuk mund të sillet thjesht rreth një ose dy llojeve të normave, por duhet të merret në konsideratë një sërë faktorësh.
Tarifat që duhen mbajtur parasysh përfshijnë taksat mbi të ardhurat personale dhe të korporatave, fitimet nga kapitali, trashëgiminë dhe pasurinë - si dhe tarifat e sigurimeve shoqërore.
Përveç atyre të listuara më sipër, vende të tilla si Malta dhe Monako mund të konsiderohen të gjitha me avantazhe fiskale, por gjithçka varet nga natyra e të ardhurave individuale.
Në disa raste, kjo do të thotë që edhe zonat me taksa të larta, si Belgjika, mund të quhen parajsa.
Ndërsa OECD vazhdon përpjekjet për të rritur taksën e korporatave, nuk dihet nëse kjo do të inkurajojë bisedat rreth normave të tjera dhe do të zvogëlojë lehtësirat tatimore.
Politikat e joshjes së të huajve të pasur janë një çështje që vazhdon të dominojë debatet politike, në Europë.