Arte

PIKTURA E DITËS: "Portret i poetit të shquar, Xhevahir Spahiu"- Nga mjeshtri Mikel Temo

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Portret i poetit të shquar, Xhevahir

Piktori i mirënjohur Mikel Temo, ka realizuar një portret të poetit dhe publicistit të mirënjohur shqiptar Xhevahir Spahiu, i cili paraqet me mjeshtëri thellësinë intelektuale të figurës së tij. 

Xhevahir Spahiu ishte student i fakultetit histori-filologji, me degë gjuhë-letëresi shqipe.

Që nga viti 1968 punoi si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë.

Ai është më tepër i njohur për publikun si një nga poetët dhe shkrimtarët më të vlerësuar në periudhën e ndërrimit të sistemeve.

Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Pak nga jeta e piktorit

Mikel Temo i lindur më 1964 në Korçë është piktor dhe stilist shqiptar me banim në Kanada. Është diplomuar në degën Pikturë Monumentale dhe Vizatim në Akademinë e Arteve në Tiranë, Shqipëri në vitin 1986, pas trajnimit në një program intensiv në artin tradicional realizoi një doktoraturë në Arte në vitin 1997.

Nga viti 1986 - 1998 Mikeli shpërndau njohuritë e tij dhe dashurinë e artit me studentët si mësues në Shkollën e Arteve të Tiranës.

Pas udhëtimeve eksploruese në muzetë e arteve në Itali dhe Francë puna e tij u bë më abstrakte me gjurmë nga realiteti.

Punët e artistit pamor Mikel Temo janë pjesë e fondit të përhershëm të Galeria Kombëtare e Arteve të Shqipërisë. Ai jeton në Vancouver, British Columbia që nga viti 2000.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH