DJ PM ka ndarë një postim të veçantë në ditën e tij të lindjes, ku ka falënderuar familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e mbështesin në rrugëtimin e tij profesional dhe personal. Mes emocioneve dhe urimeve, ndjekësit kanë vënë re një mungesë që nuk kaloi pa komentuar: asnjë reagim apo urim publik nga partnerja e tij, Sara Berisha.
Dyshja u njoh dhe u lidh gjatë spektaklit “Big Brother VIP”, duke fituar simpatinë e publikut me raportin e tyre. Megjithatë, heshtja e Sarës në këtë ditë të rëndësishme për PM-në ka hapur menjëherë dyshime në rrjet.
A është thjesht një mos-postim i rastësishëm, apo ka diçka më shumë që po ndodh mes tyre? Deri tani, as PM dhe as Sara nuk kanë bërë ndonjë deklaratë apo reagim publik që të qartësojë situatën.