Sara Hoxha është ndër influencueset më të ndjekura dhe të njohura në Shqipëri. Jeta personale, veçanërisht pas ndarjes nga Ledri Vula, me të cilin ka edhe një vajzë, ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut.
Ama duket se Sara tashmë është më e rezervuar për jetën e saj private.
Është folur për një lidhje me Erik Fullanit, por ky i fundit duket se mungoi ose nuk ka preferuar të ekspozohet në ditëlindjen e saj.
Ditën e sotme Sara feston ditëlindjen dhe nga postimet në Instastory të miqve të saj, duket se blogerja ka organizuar një festë private ë Sicili, ku ka ftuar rrethin e ngushtë shoqëror.
Ndër ta edhe Arbër Çepani, i cili ka publikuar një foto me Sarën duke i uruar ditëlindjen.