Pas eliminimit nga Ferma VIP 2, këngëtari i njohur Frederik Ndoci ka folur hapur për përvojën e tij në emision dhe për ata që, sipas tij, e meritojnë më shumë fitoren.
Në një intervistë me moderatoren Aulona Musta, kur u pyet se kush mendon se do ta fitojë lojën, Ndoci u përgjigj fillimisht me diplomaci:
“Të gjithë janë të mirë, kush dëshiron le ta fitojë.”
Por më pas ai u tregua më i qartë dhe tha se Big Basta ka më shumë gjasa të fitojë, sepse ka qenë, sipas tij, i privilegjuar dhe i favorizuar që në javët e para.
“Ai ka qenë për me dalë që në javën e tretë për nga aftësia. Por ka pasur përkrahje dhe përfitime që ne nuk i kishim,” u shpreh Ndoci.
Megjithatë, preferenca e tij personale për fitues janë dy lojtarë të tjerë: Andueli dhe Andrea.
“Ata bënë lojë gjatë gjithë kohës, mbajtën gjallë garën,” tha këngëtari.