Sport

Dhunoi partneren e tij, ish-lojtari i kombëtares së Francës Dimitri Pajet përballet me probleme ligjore në Brazil

Shkruar nga Liberale.al

Dhunoi partneren e tij, ish-lojtari i kombëtares së Francës

Ish-ylli i kombëtares franceze, Dimitri Pajet, po përballet me akuza të reja në Brazil. Sipas gazetës “Globo Esporte”, Prokuroria e Shtetit të Rio de Janeiros ka ngritur zyrtarisht akuzë ndaj tij për dhunë psikologjike ndaj avokates Larissa Ferrari, 28 vjeç, me të cilën ai kishte një lidhje jashtëmartesore në fund të vitit 2024 dhe fillim të vitit 2025.

Fillimisht, çështja ishte mbyllur, por u rihap pas ankesës së avokates. Ferrari e ka përshkruar marrëdhënien si toksike dhe manipuluese, duke thënë se Pajet e ka lënduar emocionalisht me fjalë fyese, poshtërime dhe sjellje tallëse. Prokurori ka kërkuar ndëshkim penal për Pajet, kompensim për dëmet morale dhe rimbursim të shpenzimeve mjekësore që ka bërë avokatja.

Marrëdhënia, e cila nisi në rrjetet sociale dhe më pas u bë fizike, sipas prokurorisë ishte e mbushur me sjellje të dëmshme. Avokatja thuhet se ka zhvilluar probleme emocionale si varësi, ankth dhe depresion për shkak të kësaj lidhjeje.

Avokatja e Pajet, Sheila Lustoza, tha se është e befasuar nga rihapja e çështjes dhe beson në pafajësinë e klientit të saj. Nga ana tjetër, avokatët e Larissa Ferrarit thanë se vendimi i prokurorisë tregon se drejtësia po merr seriozisht rastet e dhunës ndaj grave, pavarësisht se kush është personi i akuzuar.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH