Arte

Scorsese dhe DiCaprio sjellin një film të ri aksion: “Carthage Must Be Destroyed”

Shkruar nga Liberale.al

Scorsese dhe DiCaprio sjellin një film të ri aksion: “Carthage

Regjisori legjendar Martin Scorsese dhe aktori i njohur Leonardo DiCaprio po bashkëpunojnë sërish, këtë herë për filmin e ri aksion-thriller “Carthage Must Be Destroyed”.

Filmi do të shënojë debutimin si regjisor të Ted Griffin, i njohur për skenarin e filmit të suksesshëm “Ocean’s Eleven”. Ai po shkruan edhe skenarin e këtij projekti të ri.

Historia ndjek një endacak që përfundon në një qytet industrial në rënie, i sunduar nga krimi dhe korrupsioni. Ai përdor zgjuarsinë dhe ndikimin e tij për të krijuar kaos dhe për të rrëzuar nga brenda strukturat e pushtetit të korruptuar.

Filmi do të financohet nga Verdi Productions dhe Ketchup Entertainment, ndërsa përzgjedhja e kastit të aktorëve është ende në proces. Xhirimet pritet të fillojnë në muajin tetor në Rhode Island.

Presidenti i Verdi Productions, Chad A. Verdi, e përshkroi projektin si “dinamik” dhe u shpreh entuziast për bashkëpunimin me Scorsese dhe DiCaprio: “Është kënaqësi të punosh me Martyn dhe Leon. Ekipi ynë i jashtëzakonshëm do ta çojë këtë projekt në nivele të tjera.”

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH