Aktualitet

Makina përplas motorin që drejtohej nga adoleshenti në Bushat, plagoset 16-vjeçari

Shkruar nga Liberale.al

Makina përplas motorin që drejtohej nga adoleshenti në Bushat,

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Bushat të Vaut të Dejës, ku një automjet ka përplasur një motomjet të drejtuar nga një adoleshent.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, kur shtetasi Gj. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motomjetin që drejtohej nga një 16-vjeçar. Nga përplasja, është dëmtuar pasagjeri në motor, gjithashtu 16 vjeç, i cili u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Fatmirësisht, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH