Aktualitet

E ka kërcënuar me jetë Endri Shabanin? Adriatik Lapaj sqaron njëherë e mirë: Bashkë me DAJËN e tij po shkakton...

Shkruar nga Liberale
E ka kërcënuar me jetë Endri Shabanin? Adriatik Lapaj sqaron

Adriatik Lapaj ka mbajtur sot një konferencë për mediat, ku ka folur me detaje për përplasjen e krijuar brenda koalicionit “Nisma- Shqipëria Bëhet” për një mandat.

Ndër të tjera ai u pyet në lidhje me akuzat e Endrit Shabanit se është kërcënuar me jetë nga Lapaj dhe familjarë të tij, në mënyrë që të tërhiqej nga pretendimet për mandatin. Lapaj tha se “Shqipëria Bëhet” është një grup të rinjsh që po luftojnë për të zhbërë ligjin e padrejtë elektoral.

“Sa i takon pjesës së kërcënimeve, po të ishim ne nga ata, do të funksiononte nga partia në pushtet, ku një kandidate që e humbi mandatin nga numërimi, e mori përsëri për 5 minuta edhe pse pala tjetër po festonte për fitoren e mandatit. E dini vetë ju kush është.

Ne jemi një grup të rinjsh, që po luftojmë, pasi na vodhën mes ligjit të padrejtë me 5 mandate, po luftojmë të djegim modelin e listave të mbyllura. Po bëhet luftë që mos shkojë Adriatik Lapaj në Kuvend, sepse do ishte një zë i pa kontrolluar. Shabani është një shok që po shkakton një dëm të madh bashkë me dajën e tij dhe kjo më trishton mua.”– i përgjigj Lapaj.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH