Aktualitet

HERONJTË E DITËS/ Rrezikuan jetën mes tymit e flakëve, 3 efektivë të Korçës shpëtojnë 72 vjeçarin

Shkruar nga Liberale

HERONJTË E DITËS/  Rrezikuan jetën mes tymit e flakëve, 3

Një akt heroik nga tre efektivë të Policisë së Korçës ka shpëtuar jetën e një 72-vjeçari, banesa e të cilit u përfshi nga flakët në një lagje periferike të qytetit juglindor. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari janë futur mes tymit dhe flakëve për të nxjerrë nga shtëpia Jorgo Kostrecin, i cili ndodhej i vetëm në momentin kur zjarri përfshiu banesën e tij njëkatëshe.

Ndërkohë që shërbimi zjarrfikës arriti të izolonte përhapjen e mëtejshme të flakëve, efektivët e Policisë së Drejtorisë Vendore të Korçës rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të moshuarin, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 72-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm për dëmtimet e lehta të shkaktuara nga tymi dhe stresi.

Pasi është nxjerrë jashtë nga forcat e policisë, 72 vjeçari ka thënë shumë pak, vetëm se nuk ka kuptuar asgjë kur banesa është përfshirë nga flakët. Ai jeton i vetëm dhe krahas pensionit, të ardhurat i siguron duke mbledhur hekurishte në zonën përreth.

Policia dhe zjarrfikësit po vijojnë hetimet mbi shkaqet e zjarrit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH