Aktualitet

Akuza për tjetërsim prone/ Apeli merr vendimin për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Shkruar nga Liberale
Akuza për tjetërsim prone/ Apeli merr vendimin për

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur këtë të martë të lërë në fuqi dënimin me 3 vite e 1 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Për shkak se procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar, Goro u dënua përfundimisht me 2 vite e 20 ditë burg.

Sipas SPAK, Jorgo Goro ka lejuar përmes dokumentave të falsifikuara, tjetërsimin e një prone nga tokë shtet në pronësi të privatëve. Bëhet fjalë për mbi 10 mijë m2 tokë në fshatin Gjilekë.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH