Aktualitet

Tre vatra zjarri në vend, një grua plagoset nga shpërthimi i një bombole gazi në Lezhë

Shkruar nga Liberale.al

Tre vatra zjarri në vend, një grua plagoset nga shpërthimi i

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë regjistruar tre vatra zjarri në vende të ndryshme të vendit, të cilat janë shuar me sukses nga forcat në terren.

Një prej zjarreve ra në një sipërfaqe me shkurre në lagjen nr. 5 në Kavajë, ndërsa një tjetër përfshiu një automjet në rrugën “28 Nëntori” në Tiranë. Të dyja situatat u vunë nën kontroll pa pasoja në njerëz.

Ngjarja më e rëndë u shënua në fshatin Ishull Shëngjin, në bashkinë e Lezhës, ku ndodhi një shpërthim zjarri si pasojë e një bombole gazi. Si pasojë, mbeti e plagosur rëndë 64-vjeçarja Mara Biba, e cila u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë me djegie të shkaktuara nga shpërthimi.

Ministria bën të ditur se situata është nën ndjekje të vazhdueshme dhe po koordinohet me strukturat vendore dhe qendrore për të garantuar sigurinë dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH