Festimet e dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez filluan zyrtarisht me një darkë pritjeje në Venecia të enjten në mbrëmje, më 26 qershor, në një vend privat pranë kishës Madonna dell'Orto.
Çifti do të martohet gjatë fundjavës në një ceremoni që ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, ku janë të ftuar qindra personazhe të famshme.
Për këtë rast, Lauren Sanchez mbante veshur një fustan të artë Schiaparelli, ndërsa Jeff Bezos një kostum klasik të zi dhe një këmishë të bardhë. Çifti u fotografua duke dalë nga hoteli Aman, me Bezos që ndihmonte gruan e tij të ardhshme të hipte në varkë.
Ndalemi pak tek veshja (et) e Lauren Sanchez
Fustani, pjesë e koleksionit Haute Couture Pranverë-Verë 2025 të titulluar “Icarus”, është një krijim artistik i frymëzuar nga miti i Ikarit dhe Daedalit. I realizuar në saten luksoz me nuanca shampanje, fustani ka supe të hapura dhe është i qëndisur me lule delikate në ngjyra ylberi, blu, jeshile dhe ari, duke krijuar një pamje të pastërmitshme.
Por ajo që e bëri pamjen edhe më mahnitëse ishte korsja skulpturore e artë, e vendosur rreth belit, e cila kujtonte elementët mitologjikë të krahëve të Ikarit. Struktura e ngushtë e saj e bëri të nevojshme ndihmën e Jeff Bezos, i cili e shoqëroi Laurenin me dorë deri në varkën që i çoi drejt vendit të ngjarjes pranë kishës Madonna dell’Orto.
Pamja u plotësua me taka të arta, një bisht të lartë elegant dhe vathë të mëdhenj me diamant, duke e kthyer Lauren Sanchez në ikonën e padiskutueshme të stilit për këtë fillim fundjave luksoze.
Sipas burimeve të cituara nga Daily Mail, Lauren Sanchez pritet të ndryshojë deri në 27 veshje të ndryshme gjatë ditëve të festimeve, duke premtuar një paradë të modës luksoze dhe të kuruar deri në detaj.