Arte

PIKTURA E DITËS: "Zumba në Fafa Resort"- Vepër nga Buron Kaceli

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Zumba në Fafa Resort"- Vepër nga

Në pikturën "Zumba në Fafa Resort", Buron Kaceli paraqet një skenë plot energji dhe gjallëri në Durrës, ku njerëzit marrin pjesë në një seancë zumbe në ambientet e hapura të resortit.

Përmes ngjyrave të ndezura dhe lëvizjeve dinamike, artisti kap atmosferën festive dhe sociale të pushimeve, duke theksuar lidhjen mes trupit, ritmit dhe natyrës bregdetare.

Piktori Buron Kaceli çdo ditë në studion e tij vazhdon punën me aktivitetin krijues. Është një nga artistët e njohur, i cili me veprat e tij ka marrë vlerësime brenda dhe jashtë vendit. Edhe këto ditë e gjejmë në studion e tij të punës, në një ambient plot me piktura.

Piktori ka marrë disa çmime të kritikës, një i kritikës italiane në një ekspozitë shqiptaro-italiane dhe është po aq i preferuar jashtë kufijve, në ekspozita të përbashkëta në Greqi e Itali, etj, sa edhe në Shqipëri.

Në studion e tij ka plot punë të përfunduara, punë në proces si dhe skica e projekte të ndryshme.

Buron Kaceli, djali i piktorit të njohur Sadik Kaceli, ka vazhduar traditën artistike të familjes së tij. Sadik Kaceli, i njohur si autor i stemës së Republikës dhe një nga themeluesit e Galerisë së Arteve, ka lënë një trashëgimi të madhe në fushën e artit.

Buron ka ndjekur hapat e të atit dhe vazhdon të merret me pikturë, duke organizuar ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare.

Piktura dhe vizatime, që i përkasin një periudhe prej më shumë se katër dekadash, të sjellin në botën e mrekullueshme të traditave tiranese të djali i piktorit legjendar, Sadik Kaceli, Buroni.

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH