Showbiz

Shpat Kasapi flet për “krisjen” me Selvijen, por reagimi i saj ndez më shumë dyshime

Shkruar nga Liberale.al

Shpat Kasapi flet për “krisjen” me Selvijen, por reagimi i saj

Prej disa javësh, rrjetet sociale janë mbushur me aludime për një ndarje mes këngëtarit të njohur Shpat Kasapi dhe partneres së tij, Selvije Jao. Fansat kanë vënë re mungesën e postimeve të përbashkëta dhe disa “thumbime” të dyshimta, por deri më tani nuk kishte një konfirmim të qartë.

I ftuar në emisionin “Kosova Live”, Shpati vendosi të flasë për herë të parë mbi këtë situatë. Ai mohoi ndarjen, por pranoi se marrëdhënia me Selvijen ka pësuar një “krisje”. Sipas këngëtarit, Selvija është një person shumë emocional dhe shpesh e shpreh veten përmes postimeve në rrjetet sociale, gjë që mund të jetë keqkuptuar nga ndjekësit.

“Ka pasur mosmarrëveshje, por jo ndarje. Selvija është e ndjeshme dhe ndonjëherë reagon në mënyrën e saj,” u shpreh Shpati.

Por duket se kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Selvija. Ajo reagoi me një postim të shkurtër, por me shumë kuptim në InstaStory, ku shkroi:

“Sa prej jush ia keni ruajtur dikujt reputacionin, vetëm duke mos treguar anën tuaj të historisë?”
Ky mesazh u interpretua nga ndjekësit si një thumb ndaj Shpatit, duke lënë të kuptohet se Selvija mund të ketë një version tjetër të asaj që ka ndodhur mes tyre një histori që ende nuk është treguar.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH