Showbiz

Urimi i veçantë i Xhensilës për ditëlindjen e Ledrit ndez sërish thashethemet për një romancë

Shkruar nga Liberale.al

Urimi i veçantë i Xhensilës për ditëlindjen e Ledrit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka tërhequr vëmendjen e rrjetit me një urim shumë të veçantë për reperin Ledri Vula, i cili sot feston 39-vjetorin e lindjes.

Në një video të postuar në Instagram, Xhensila ka ndarë një moment të afërt me Ledrin, duke e shoqëruar me fjalët: “Urime ditëlindjen”, bashkë me një emoji të mbretit ????. Ky urim ka bërë që fansat të rikthejnë në vëmendje zërat për një lidhje të mundshme mes dy artistëve.

Kujtojmë që dy muaj më parë, Xhensila dhe Ledri sollën bashkë këngën “Ma Kthe”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. Në klipin e këngës, kimia mes tyre u vu re menjëherë, dhe që nga ajo kohë, spekulimet për një raport më të ngushtë nuk kanë munguar.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë për këto thashetheme, postimet dhe paraqitjet publike vazhdojnë të jenë temë diskutimi në rrjetet sociale.

 

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH