
Në një konferencë për mediat, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit komentoi ndeshjen e së hënës me ekipin e Andorrës, të vlefshme për kualifikueset të Kupës së Botës.
“Futbolli është i vështirë për të gjithë, ndeshja e fundit nuk ishte e lehtë. Kanë një skuadër që luan me ekipet më të mira. Me ekipe të tilla duhet të shohësh nëse të lënë hapësira, mendoj që kemi qenë në lojë që në momentin e golit të dytë. Nëse luan me Spanjën, për një pjesë loje mund të pësosh 6 gola. Nisim nesër një rrugë që nuk na lejohet të gabojmë. Ne kemi punuar që të gjejmë hapësirë për të shënuar”, u shpreh Sylvinho.
Kjo ndeshje vjen pas një humbjeje 0-2 ndaj Anglisë, ku më tepër se rezultati ra në sy loja e "ngurruar" e futbollistëve kuqezinj.