Çdo trajner e ka të vështirë të bëjë zgjedhjet e duhura, veçanërisht kur është trajner i Kombëtares. Misioni bëhet edhe më i vështirë nga ai, kur lojtarët aktivizohen në klube dhe liga të ndryshme. Teksa Silvinjo shpalli listën, për kualifikueset e Botërorit ndaj Serbisë dhe Letonisë, kritikat për lënien jashtë të disa emrave sa vijnë dhe shtohen.
Ky është futbollisti shqiptar Lindon Selahi, 26-vjeçari që arriti të shpallet pak ditë më parë kampion në Kroaci me skuadrën e Rijekës.
Gazetari Dëfrim Methasani thekson se ka mbetur i habitur nga fakti që një lojtar i tillë i shpallur edhe si mesfushori më i mirë në kampionatin kroat ku edhe shënon gola përcaktues madje edhe në ndeshjet derbi me Hajdukun, nuk është ftuar në ekipin tonë kombëtar edhe pse ka debutuar në vitin 2019 kundër Moldavisë.
"Lindon Selahi është me origjinë nga Kumanova, por ka lindur në Belgjikë aty ku jetonte familja e tij. Por edhe pse jetonte në Belgjikë, ai zgjodhi ekipet kombëtare të Shqipërisë, falë vlerave patriotike që kishte familja e tij. Ndoshta ky ishte momenti më i mirë që Silvinjo ta kishte në planet e tij një futbollist kampion nga kampionati i një vendi të njohur në ballkan dhe europë si Kroacia, shkruan gazetari Methasani.