Sport

E trishtë/ Një vit pas vdekjes së babait, legjenda e Kombëtares shqiptare, ndërron jetë edhe i biri (ish-futbollisti i njohur)

Shkruar nga Liberale

E trishtë/ Një vit pas vdekjes së babait, legjenda e

Ish-futbollisti i njohur, Albano Vaso ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare.

Ai dha një kontribut të madh për klubin e Skënderbeut dhe ishte një figurë e respektuar në komunitetin sportiv dhe qytetar.

Një vit më parë, në muajin mars u nda nga jeta dhe babai i tij, legjenda e futbollit elitar korçar dhe Kombëtares, Teodor Vaso. Për disa vite me radhë, Vaso është cilësuar si një ndër lojtarët më të mirë të Kombëtares, për kohën që aktivizohej.

E trishtë/ Një vit pas vdekjes së babait, legjenda e

Teodor Vaso, heroi i përfaqësueses shqiptare do të mbahet mend për shumë episode të veçanta në jetën e tij, por më i veçanti ka qenë në ndeshjen e vitit 1967, kur luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të ënjtur kundër Republikës Federale Gjermane.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH