Sport

Arijon Ibrahimovic huazohet te Heidenheim, gati për sfidën në Bundesligë

Shkruar nga Liberale.al

Arijon Ibrahimovic huazohet te Heidenheim, gati për sfidën në

Sulmuesi shqiptar 19-vjeçar, Arijon Ibrahimovic, do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Heidenheim, ku është transferuar në formë huazimi nga Bayern Munchen. Ibrahimovic është shumë i entuziazmuar për këtë hap të ri në karrierën e tij dhe beson se Heidenheimi është klubi i duhur për t’u zhvilluar dhe për të treguar potencialin e tij.

“Ditët e fundit kam pasur bisedime shumë pozitive me trajnerët Holger Sanëald dhe Frank Schmidt, të cilët më bindën se Heidenheimi është vendi ideal për mua në këtë moment,” tha Arijon Ibrahimovic. “Jam shumë i emocionuar që do të luaj në Bundesligë me këtë skuadër në sezonin e ardhshëm.”

Ibrahimovic pritet të luajë një rol të rëndësishëm te Heidenheimi dhe ka si synim të bëjë një sezon pozitiv, duke treguar aftësitë e tij dhe duke ndihmuar skuadrën në garat e Bundesligës.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH