Familjarët e pengjeve izraelite i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump që të ndihmojë në përfundimin e një marrëveshjeje që do të mundësonte lirimin e të afërmve të tyre që mbahen ende peng në Rripin e Gazës.
“President Trump, ka ardhur koha të finalizohet marrëveshja dhe të kthehen në shtëpi të 50 pengjet”, shkroi në platformën Truth Social grupi i familjeve të pengjeve.
Thirrja vjen në një moment kur protestat në Izrael janë intensifikuar, me familjarët që ushtrojnë presion mbi qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të arritur një marrëveshje me Hamasin dhe për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve që mbahen ende nga grupi palestinez.