Sport

Barcelona nuk ndalet në merkato: Pas Joan Garcia, vijnë edhe Nico Williams dhe Roony Bardghji

Shkruar nga Liberale.al

Barcelona nuk ndalet në merkato: Pas Joan Garcia, vijnë edhe Nico

Barcelona ka nisur me vrull merkaton verore, duke zyrtarizuar deri tani transferimin e portierit Joan Garcia për 25 milionë euro. Por klubi katalanas duket se ka plane ambicioze për sezonin e ri dhe nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Sipas mediave spanjolle, gjatë javës së ardhshme do të zyrtarizohen edhe dy afrime të tjera të rëndësishme. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor spanjoll Nico Williams dhe talentin suedezo-libanez Roony Bardghji.

Zyrtarizimi i Nico Williams, i cili aktivizohet me Athletic Bilbao, pritet të ndodhë më datën 1 ose 2 korrik. Barcelona ka vendosur të paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit në një këst të vetëm, ashtu siç ka kërkuar klubi bask.

Ndërkohë, marrëveshja me Copenhagen për transferimin e 19-vjeçarit Roony Bardghji është arritur, dhe pritet vetëm përfundimi i testeve mjekësore për ta bërë gjithçka zyrtare. Bardghji konsiderohet si një nga talentet më premtues të futbollit europian dhe shihet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH