Sport

Merkato e verës, zbulohen ekipet që duan Mihajn dhe Ramadanin

Shkruar nga Liberale

Merkato e verës, zbulohen ekipet që duan Mihajn dhe Ramadanin

Dy lojtarë të Kombëtares Enea Mihaj dhe Ylber Ramadani mund të ndryshojnë ekip në merkaton e verës.

Për pak ditë, Mihaj del lojtar i lirë në merkato, pasi i përfundon kontrata me Famalicao-n. Interesimet për mbrojtësin kanë qenë të shumta, ndërsa së fundmi në gjurmët e tij janë vënë dy klube.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, interes për 27-vjeçarin kanë treguar Cremonese dhe Verona. Dy klubet do të luajnë në Serie A dhe janë në kërkim të përforcimeve për prapavijën.

Sa i përket Ramadanit, mesfushorin e kërkojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Klubi i Al Ain, i ka ofruar futbollistit një pagë prej më shumë se 1 milion eurosh në sezon dhe një kontratë 3-vjeçare.

Pengesë edhe Lecce, klub që zotëron kartonin e mesfushorit. Italianët kërkojnë të paktën 7 milionë euro për shërbimet e shqiptarit dhe nuk do të negociojnë për asnjë shifër tjetër poshtë kësaj shume.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH