Partizani ka bërë lëvizjet e para në merkaton e verës dhe ka afruar katër futbollistë të rinj. Njëri prej tyre është Xhuliano Skuka, që rikthehet te “të kuqtë” pas një periudhe jashtë vendit.
Përveç Skukës, janë afruar edhe Vusal Isgandarli, Karlos Martinez dhe Judah Garsia. Këta tre lojtarë veshin për herë të parë fanellën e Partizanit.
Skuka ka firmosur për 3 vite, ndërsa të tjerët kanë firmosur për 1 vit me mundësi shtyrjeje edhe për një vit tjetër. Të gjithë janë afruar pa pagesë, pasi ishin lojtarë të lirë.
Kush janë lojtarët e rinj?
Martinez është mbrojtës nga Kosta Rika, ka luajtur edhe në Botëror dhe do mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes.
Garsia është mesfushor nga Trinidad Tobago, ka luajtur në Greqi dhe kërkon të rikthehet në ekipin kombëtar.
Isgandarli është sulmues nga Azerbajxhani, më parë ka luajtur edhe me Egnatian dhe njihet për shpejtësinë në krah.