Sport

Zyrtare/ Cristiano Ronaldo nis një kapitull të ri me Al Nassr

Shkruar nga Liberale.al

Zyrtare/ Cristiano Ronaldo nis një kapitull të ri me Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hedhur poshtë çdo dyshim për të ardhmen e tij në futbollin saudit, duke nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare me Al Nassr, që do ta mbajë në Saudi Pro League deri në vitin 2027.

Rinovimi i kontratës u konfirmua edhe nga klubi, ndërsa drejtori sportiv Fernando Hierro kishte paralajmëruar më herët se dëshira e Al Nassr ishte të vazhdonin me yllin portugez, pavarësisht interesit nga klube të tjera.

Ronaldo, i cili tashmë ka mbushur 40 vjeç, kishte lënë të nënkuptohej në fillim të sezonit se mund të largohej, por vendimi për të qëndruar në Arabinë Saudite i jep fund spekulimeve për një rikthim në Europë apo largim nga futbolli.

Në një postim emocional në rrjetet sociale, ai shkroi:
“Një kapitull i ri fillon. I njëjti pasion, e njëjta ëndërr. Le të bëjmë histori.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH