Pas rikthimit në Superiore, Flamurtari ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës dhe ka bërë përforcimin e parë të verës. Klubi vlonjat ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit 26-vjeçar, Todor Todoroski.
“Todor Todoroski është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club,” – thuhet në njoftimin e klubit.
Todoroski është një mbrojtës i djathtë me përvojë në disa kampionate europiane. Ai ka luajtur së fundmi në Rumani me ekipin Poli Iasi, ndërsa më parë ka qenë pjesë e skuadrave Zalaegerszegi në Hungari dhe Sumqayit në Azerbajxhan.