Sport

Përleshje të tjera masive në Poloni pak orë para finales midis tifozëve të Chelsea-t dhe Betis

Shkruar nga Liberale

Përleshje të tjera masive në Poloni pak orë para finales 

Tifozët e Chelsea dhe Real Betis janë përfshirë në përplasje të dhunshme në prag të finales së Conference League që do të zhvillohet sot  në qytetin Wroclaw të Polonisë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, policia polake është detyruar të ndërhyjë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat masive të dhunshme.

Pamjet filmike tregojnë dhunë fizike mes tifozëve, ndërsa jashtë bareve janë hedhur karrige dhe objekte të tjera. Sipas burimeve, përleshjet kanë nisur që përpara ndërhyrjes së autoriteteve, pavarësisht pranisë së shtuar të policisë për shkak të finales.

Për të vënë situatën nën kontroll, forcat e rendit kanë përdorur edhe spërkatës piperi ndaj tifozëve. Autoritetet polake pritet të shtojnë masat për të shmangur tensione të tjera ditët në vijim.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH