Sport

Igli Tare shpalos planin e merkatos: Lojtarët që po kërkohen nga Milan!

Shkruar nga Liberale

Igli Tare shpalos planin e merkatos: Lojtarët që po kërkohen nga

Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi, një organizatori dhe pesë afrimeve cilësore në merkato; kështu thotë drejtori sportiv, Igli Tare.

Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare ka folur në një takim informal për mediet ku mes të tjerave tha se po kërkon një qendërsulmues klasik, teksa prioritet mbetet organizatori mes pesë blerjeve të planifikuara.

“Nuk është një revolucion, por do të shtohen pjesë funksionale për të krijuar një identitet loje”, shpjegoi Igli Tare filozofinë e merkatos të kuqezinjve. Tare shtoi gjithashtu: “Ne po kërkojmë role specifike, përparësia për momentin është mesfusha për të rritur cilësinë e lojës siç kërkohet nga Allegri”.

Drejtuesi shqiptar ishte i qartë në lidhje me qendërsulmuesin e ri që do të vijë nga merkato. “Gimenez pëlqen të dalë nga zona, prandaj po kërkojmë një sulmues 9-të të vërtetë, një qendërsulmues klasik si Giroud”, tha ai. Vështirë se do të jetë një mes Vlahovic dhe Osimhen, të cilët nuk janë marrë kurrë në konsideratë deri më tani.

Drejtori sportiv foli edhe për Theo Hernandez. “Ai po kërkonte një përvojë të re”. Pas 'ngacmimit' së Chelsea, drejtori ekzekutiv Furlani e hoqi Maignan nga merkato. “Ai nuk po largohet, ai do të veshë ende fanellën e kuqezinjve”. Milani, duke ndjekur udhëzimet e trajnerit nga Livorno, po kërkon pesë përforcime të tjera; dy mesfushorë, përveç Modricit, dy mbrojtës të krahut (një në secilin krah) dhe një qendërsulmues”.

Por mund të ketë shtatë nëse një mbrojtës qendror dhe një sulmues anësor do të largoheshin. Tare përsërit faktin se Musah po largohet: “Ne po kërkojmë lojtarë të ndryshëm nga ai, mesfushorë të përshtatshëm për një mesfushë me tre lojtarë”, tha Tare.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH