Showbiz

FOTO "të nxehta"/ Zbuloi mesazhet me yjet e Realit të Madridit, reagon MODELJA shqiptare: ishte një moment privat...

Shkruar nga Liberale

FOTO "të nxehta"/ Zbuloi mesazhet me yjet e Realit të

Influencuesja shqiptare, 22 vjeçarja Melissa M., e njohur në rrjet si @melimtx, ka ngjallur polemika të shumta në rrjetet sociale dhe botën e futbollit, pasi zbuloi mesazhe private me futbollistët, Vinicius Jr., Karim Benzema dhe Rafael Leao.

FOTO "të nxehta"/ Zbuloi mesazhet me yjet e Realit të

Pas komeneteve të shumta ajo ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan se video ishte e bërë përpara tre vitesh dhe nuk kishte si qëllim të sulmonte asnjërin prej tyre.

FOTO "të nxehta"/ Zbuloi mesazhet me yjet e Realit të

“Përshëndetje të gjithëve, e kuptoj plotësisht konfuzionin dhe frustrimin për atë që ka ndodhur së fundmi.

Vetëm për ta sqaruar shpejt: ato biseda janë shumë të vjetra, disa madje janë nga 3 vite më parë.

FOTO "të nxehta"/ Zbuloi mesazhet me yjet e Realit të

Nuk i kam ndarë kurrë më parë dhe arsyeja e vetme që e bëra këtë herë ishte sepse po transmetoja në Kick para rreth… maksimumi 100 personash.

FOTO "të nxehta"/ Zbuloi mesazhet me yjet e Realit të

Ndjehej vërtet si një moment privat.

Më pyetën thjesht nëse ndonjë lojtar më kishte shkruar ndonjëherë në DM, dhe më bëri të qesh, kështu që thashë ‘po’”, shkruan si fillim modelja.

FOTO "të nxehta"/ Zbuloi mesazhet me yjet e Realit të

Më pas ajo shton: “Gjithashtu, unë jam një tifoze e Real Madridit prej vitesh. Shkuarja ime në ndeshje apo mbështetja për ekipin nuk ka të bëjë fare me atë se kush më shkruan mua.

E dua skuadrën për atë që është, jo për shkak të atyre që janë në mesazhet e mia.

E kuptoj që mund të jetë dukur konfuze, por kjo është e gjitha.

Dhe më vjen vërtet keq nëse kjo e mërziti dikë apo shkaktoi ndonjë problem, kjo s’ka qenë kurrë qëllimi im, më vjen sinqerisht shumë keq”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH