Të paktën 18 palestinezë janë vrarë pasi një sulm me dron izraelit shënjestroi një njësi policore të Hamasit që po përpiqej të merrte kontrollin mbi një treg në qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore, thanë për BBC-nënjë mjek dhe dëshmitarë okularë.
Dëshmitarë okularë thanë se dronët izraelitë qëlluan drejt anëtarëve të një force policore të Hamasit, të veshur me rroba civile, të cilët po përballeshin me shitësit që i akuzuan për rritje çmimesh dhe shitje mallrash të plaçkitura nga kamionët e ndihmave.
Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi dënoi sulmin, duke akuzuar Izraelin për kryerjen e “një krimi të ri kundër një njësie policore të ngarkuar me ruajtjen e rendit publik”.
BBC ka kontaktuar ushtrinë izraelite për koment.
Një dëshmitar okular i tha BBC-së se përleshjet shpërthyen të enjten pasi policia u përball me shitësit, me komandantin e njësisë që bërtiste: “Ose shisni me një çmim të drejtë ose do t’ju konfiskojmë mallrat”.
Disa nga shitësit më pas “nxorën pistoleta dhe një burrë kishte një Kallashnikov”, tha dëshmitari okular.