Një protestë kundër turizmit masiv që filloi paqësisht të premten në Mexico City përfundoi me përplasje dhe dëme materiale.
Një grup i vogël protestuesish, të maskuar, filluan të thyenin dritaret e dyqaneve dhe të plaçkisnin biznese në lagjet turistike Condesa dhe Roma. Disa prej tyre gjithashtu ngacmuan turistët e huaj.
Policia reagoi duke dërguar përforcime, veçanërisht pranë Ambasadës, ndërsa sirenat e policisë u dëgjuan në pjesë të ndryshme të qytetit gjatë mbrëmjes.