Sport

Igli Tare bëhet drejtori sportiv i Milanit! Urimi i veçantë nga djali i tij

Shkruar nga Liberale.al
Igli Tare bëhet drejtori sportiv i Milanit! Urimi i veçantë nga

Igli Tare është zyrtarisht drejtori sportiv i klubit të madh italian, AC Milan. Kjo është një arritje e madhe për ish-sulmuesin e Kombëtares shqiptare, ndoshta më e madhja në karrierën e tij të pasur si futbollist dhe drejtues.

Për këtë hap të rëndësishëm, Tare ka marrë shumë urime, por një prej tyre ka prekur më shumë zemrat e njerëzve. Bëhet fjalë për një mesazh të veçantë që i ka dërguar djali i tij, Etienne Tare.

Djali i tij ka ndarë një foto, ku tregon se sa krenar është për të dhe duke e cilësuar si shembullin që ndjek në jetë. Në mesazhin e tij prekës, Etienne shkruan:

“I dashur baba, kjo ka qenë gjithmonë ëndrra jote. Një fëmijë nga Vlora që ëndërronte Milanin… dhe ja ku je sot! Jam krenar që kam një baba si ty. Ti erdhe nga asgjëja dhe arrite gjithçka me punë dhe përkushtim. Të uroj gjithë të mirat në këtë aventurë të re – ne do të jemi gjithmonë me ty.”

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Etienne Tare (@etiennetare)

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH