Aktualitet

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali, arrestohet shkodrani në Han të Hotit (EMRI)

Shkruar nga Liberale
I dënuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali, arrestohet

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar nga policia në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër.

Gjatë operacionit policor të koduar “The Wanted” u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

 

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH