Globi

E RËNDË/ Pas fitores, boksierin e zë korrenti, bie pa ndjenja në pishinë

Shkruar nga Liberale
E RËNDË/ Pas fitores, boksierin e zë korrenti, bie pa ndjenja

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Tajlandë, ku një boksier rus i MMA-së ndërsa po festonte, e zë korrenti duke shkaktuar panik tek njerëzit.

Phuket ishte mikpritës i edicionit të katërt të VVEED Boxing, i organizuar nga Ëeed Boxing Championship, një promovim që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare. Në këtë mbrëmje u zhvilluan gjithsej tetë duele, por njëri prej tyre u bë viral për arsye që askush nuk do t’i kishte imagjinuar.

Protagonist i ngjarjes ishte Ivan Parshikov, një luftëtar rus, nga më të njohurit në ONE Championship, RCC dhe ACA.

Parshikov hyri në ring me një rekord prej 21 ndeshjesh profesionale, 16 fitore dhe 5 humbje, teksa e mbylli duelin me një fitore bindëse me nokaut.

Incidenti nisi pas përfundimit të ndeshjes. Gjatë festimit të fitores, Parshikov u ngjit mbi litarët e ringut për të entuziazmuar publikun, por kur preku një pjesë të strukturës metalike për të ruajtur ekuilibrin, u godit papritur nga energjia elektrike.

Momenti ishte tronditës, aq sa Parshikov u shtang dhe u rrëzua jashtë ringut. Për fat të mirë, ai u ngrit menjëherë në këmbë, duke treguar se nuk kishte pësuar lëndime serioze në trup.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH