Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në brigjet e Guatemalës.
Kështu njoftoi sot Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Epiqendra e tërmetit ishte në oqean, në një thellësi prej 30 kilometrash, 74 kilometra larg qytetit të Esquintla në pjesën qendrore të Guatemalës.
Sipas deklaratave të qytetarëve, tërmeti ishte i fortë dhe zgjati rreth dhjetë sekonda.