Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po kalon një moment të vështirë në jetën personale, pasi ka humbur vëllain e tij të dashur, Bajram Ademi, i cili është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjen ai dhe familja e tij për këtë humbje të pazëvendësueshme.
“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot është ndarë nga jeta vëllai im i dashur, Bajram Ademi. Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrën time dhe të familjes sonë, por kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i freskët në mendjet dhe zemrat tona,” – ka shkruar Ademi.