Showbiz

Rihanna shkëlqen në Javën e Modës në Paris

Shkruar nga Liberale.al

Rihanna shkëlqen në Javën e Modës në Paris

Rihanna ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave rozë me paraqitjen e saj të fundit në Javën e Modës në Paris, ku mori pjesë në sfilatën e markës AWGE, së bashku me partnerin e saj A$AP Rocky.

Këngëtarja u shfaq me shumë stil: me një këmishë me vija blu dhe të bardha, të zbërthyer që tregonte barkun e saj në rritje, një minifund blu të errët, taka të bardha me rripa, çorape gri dhe një çantë dore me logon e Drakulës.

Rihanna mbërriti në shfaqje duke mbajtur në krah djalin e saj njëvjeçar, Riot. Ajo dhe A$AP Rocky janë gjithashtu prindër të djalit tjetër, RZA, tre vjeç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH