Ditën e diel, 29 qershor, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si pasojë e depërtimit të masave ajrore me origjine nga Veriu i Afrikës si dhe ndikimi i Anticiklonit të Azoreve.
Temperaturat mesatare gjatë ditës pritet të jenë relativisht të larta, duke arritur në maksimume që variojnë nga 30°C në bregdet deri në 36°C në zonat si Elbasani dhe Kukësi. Natën, temperaturat do të bien në vlera mesatare prej rreth 23°C deri në 25°C në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/s.
Deti do të ketë valëzim 2-4 ballë.