Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Shkodër, 50-vjeçari gjendet i pajetë në makinë

Shkruar nga Liberale.al

Ngjarje e rëndë në Shkodër, 50-vjeçari gjendet i

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Shkodrës, ku një person rreth 50 vjeç është gjetur i pajetë brenda një automjeti në lagjen “Qemal Stafa”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, viktima është shtetasi E. M., i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit të një makine në pronësi të një subjekti tregtar lokal. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

“Rreth orës 19:15, në lagjen ‘Qemal Stafa’, brenda një automjeti në pronësi të një subjekti tregtar, në sediljen e pasagjerit është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç. Dyshohet se ka pësuar arrest kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë është transportuar në morg, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH