Bota

Gjermania përkujton 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Dënim i ashpër për qasjen e Serbisë

Shkruar nga Liberale.al

Gjermania përkujton 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës:

Parlamenti gjerman (Bundestagu) mbajti një seancë përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, ku në korrik të vitit 1995 u vranë mbi 8.000 civilë boshnjakë nga forcat serbe.

Në këtë ceremoni morën pjesë deputetë të Bundestagut, dy të mbijetuar të gjenocidit, si dhe ambasadorët e Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës. Gjatë fjalimeve u theksua rëndësia e kujtesës dhe e drejtësisë për viktimat.

Deputeti gjerman Michael Brand (CDU) foli ashpër kundër rolit të Serbisë në luftërat e përgjakshme të viteve '90. Ai tha se Serbia, e mbështetur nga Rusia, ka udhëhequr luftëra në ish-Jugosllavi që nga viti 1991. Brand e quajti presidentin serb Aleksandar Vuçiç trashëgimtar të politikave të Sllobodan Millosheviçit dhe e akuzoi për lidhje të ngushta me Vladimir Putinin.

Deputetja Jasmina Hostert, e lindur në Sarajevë dhe e plagosur gjatë luftës, mbajti një fjalim prekës ku foli për dhimbjen e pashuar dhe nevojën për t’u përballur me të kaluarën. Ajo kërkoi më shumë angazhim ndërkombëtar për paqe dhe drejtësi në Ballkan.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH