Aktualitet

Sherr mes dy personave në Korçë, njëri prej tyre plagoset rëndë

Shkruar nga Liberale
Sherr mes dy personave në Korçë, njëri prej tyre plagoset

Mbrëmjen e djeshme (28 korrik) në Korçë, një konflikt mes dy personave u agravua në dhunë fizike, ku një prej tyre mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në një nga bulevardet kryesore të qytetit, ku autori i dyshuar goditi me grushte në fytyrë viktimën dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Autori i dyshuar u arrestua brenda pak minutash pas konfliktit. I plagosuri ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe për shkak të gjendjes së tij u dërgua drejt Spitalit të Tiranës për trajtim më të specializuar.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në konfliktin e dhunshëm.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH