Ditët e fundit janë shtuar rastet e shpërthimit të bombolave të gazit, por fatmirësisht deri tani nuk ka pasur humbje jete apo plagosje të rënda. Sot rreth orës 17:55 në lagjen “Partizani” në Shkodër ka ndodhur një shpërthim në banesën e një personi me iniciale A. J.
Si pasojë e shpërthimit, pronari i banesës është lënduar dhe është dërguar në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.