Sociale

Sot dita më e nxehtë! Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

Shkruar nga Liberale
Sot dita më e nxehtë! Rrezik maksimal për zjarre në të

Temperaturat pritet të arrijnë kulmin sot, me vlera deri në 43°C në qarqet Tiranë, Gjirokastër, Berat dhe Elbasan, ndërsa në Kukës mund të shkojnë deri në 41°C.

Kushtet ekstreme të motit shoqërohen me rrezik të lartë për shpërthim zjarresh në të gjithë territorin.

Një ditë më parë, situata më e rëndë u regjistrua në Delvinë, ku disa fshatra u përfshinë nga flakët. Janë djegur banesa dhe sipërfaqe të mëdha me pemëtari, ndërsa mbi 2 mijë banorë u evakuuan.

Zjarri, i favorizuar nga era, është përhapur drejt Borshit, ndërkohë që vatra aktive janë regjistruar edhe në malin e Dukatit.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH